VIDEO | Shkëlqejnë Rashica dhe Muriqi, vlerësim maksimal për dy sulmuesit

0

Viti 2019-të ka filluar shumë mirë për dy yjet e përfaqësueses së Kosovës Milot Rashica dhe Vedat Muriqi. Të dy lojtarët janë vlerësuar me një vend në formacionin e javës të kampionateve respektiv nga kompania e njohur e statistikave “Whoscored”.

Rashica luajti vetëm 36 minuta në fitoren e Verderit ndaj Augsburgut, por kaq i mjaftoi për të qenë autori i një dopiete. “Whoscored” e ka vënë futbollistin nga Vushtrria në formacionin e javës dhe e ka vlerësuar me notën 8.6.

Të njëjtin vlerësim ka marrë dhe Vedat Muriqi, i cili aktivizohet në kampionatin turk me Rizesporin. Futbollisti shtatlartë ishte autori i një supergoli në ndeshjen e mbyllur në barazim 1 – 1 ndaj Antaliasporit. Vetëm marokeni Junes Belhanda ia kalon Muriqit me një vlerësim prej 9.8.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.