VIDEO | Shkëlqejnë kuqezinjtë e vegjël, gol në kohë rekord në fitoren e sotme

0

Kombëtarja e Shqipërisë U-15 ka fituar bindshëm ndaj kundërshtarëve malazez me rezultatin 3 – 0. Takimi miqësor u zhvillua në stadiumin “Loro Boriçi” Shkodër. Si rrallë herë më parë për t’u zhbllokuar shifrat u deshën vetëm 9 sekonda.

 

Autori i golit në kohë rekord ishte sulmuesi i Tiranës Melsi Çereni. Golin e dytë për tanët e shënoi mesfushori i Briansit Erald Maksuti në minutën e 39-të, ndërsa golin e fundit të takimit e realizoi lojtari i Akademisë së Futbollit Arseld Halilaj në minutën e 53’.

Skuadra e drejtuar nga Eqerem Memushaj do të zhvilloj një takim të dytë miqësor ndaj Malit të Zi, kësaj radhe si udhëtues, pasi do të udhëtojnë drejt Podgoricës pas dy ditësh.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.