VIDEO | Shkelën flamurin gjatë festimeve, në Amerikë nuk u mbajnë nervat

0

Kombëtarja amerikane e femrave u shpall për të dytën herë radhazi kampione e bote duke mundur në finale 2 – 0 Holandën. Megjithatë, krahas festës nuk munguan polemikat e shumta në rrjetet socialë për shkak të një veprimi të Megan Rapinoe dhe futbollistes tjetër Allie Long.

Gjatë festimeve Long hodhi përtokë një flamur që po mbante dhe që më pas u shkel nga Rapinoe, një ndër lojtaret pikasi menjëherë këtë veprim dhe e ngriti flamurin, por ishte tepër vonë pasi në rrjetet sociale debatet morën dhenë.

Lojtaret e përfaqësueses amerikane shpesh kanë hapur tema debati, duke akuzuar federatën për diskriminim ligjor, diçka kjo për të cilën po zhvillohet një proces gjyqësor, ndërsa lojtare të tjera kanë kritikuar hapur presidentin Donald Trump, duke deklaruar se do të refuzojnë të shkojnë në Shtëpinë e Bardhë në rast ftese nga presidenti i SHBA.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.