VIDEO/ Shihni kush u rikthye! Këtë herë me gol të vërtet, Çekiçi të impresionon nga goditja e dënimit

Endri Çekiçi është rikthyer që të shënon një super gol në ndeshjen që Ljubjana është duke fituar ndaj Aluminij me rezultatin 0-2. Ndërkohë që ka ende minuta loje, lojtari shqiptar ka shënuar në minutën e 14.

Ky ishte goli i dytë radhazi për të, ndërsa vinte nga një periudhë e gjatë “thatësire” edhe për shkak të dëmtimeve. E megjithatë, realizimi i sotëm ishte pikërisht ashtu siç Çekiçi na ka mësuar. Nga goditja e dënimit, topi është dërguar në trekëndësh, duke ia bërë të pamundur portierit kundërshtar që të reagojë për të evituar golin. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *