VIDEO/ Shihni golin e Armando Brojës ndaj Arsenalit, pretendoi dopietën kundër “topçinjve”

Armando Broja arriti të lërë gjurmë edhe në takimin e mbrëmshëm me fanellën e Chelsea-t, këtë herë me 23-vjeçarët e kësaj skuadre. Sulmuesi shqiptar është “abonuar” me golin, teksa ia ka dalë që t’i shënojë edhe Arsenalit U-23 në takimin e vlefshëm për “Premiel League 2”, që kryesohet mga Chelsea. Broja do të shfrytëzonte në maksimum atë krosim të hedhur në zonë nga këndorja prej Gilmour dhe me kokë e dërgon topin pas shpinës së portierit kundërshtar.

Futbollisti shqiptar vendosi kështu në minutën e 32-të barashpeshën, ndërsa protagonist do të ishte edhe në golin e përmbysjes. Do të ishte sërish një goditje me kokë e Armando Brojës, i cili pretendoi se topi kishte kaluar vijën, por për tu siguruar ka menduar Gilmour. Ky i fundit përfitoi nga situate për të shënuar më pas edhe të dytin, duke vulosur kështu shifrat përfundimtare të ndeshjes, ato 1-2./Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *