VIDEO: Sherri në tribunë pas golit të Tiranës, një i shoqëruar nga Policia

Tirana mori një fitore 1-0 përballë Skënderbeut në minutat e fundit falë golit të Edon Hasanit dhe pikërisht gjatë festës, ka pasur dhe një sherr mes tifozerive në tribunën VIP të “Selman Stermasit”.

Siç shihet nga pamjet e siguruara nga “SportEkspres”, gjithçka ka nisur nga një tifoz i Tiranës, i cili ka replikuar me djalin e presidentit të Skënderbeut, Gerhard Takaj. Ky i fundit reagoi ashpër, duke goditur me një send tifozin në fjalë. Situata më pas agravoi dhe pati edhe përplasje fizike, por personat e tjerë të pranishëm në tribunë, përfshirë këtu dhe dy presidentët Takaj dhe Halili, bëri që situata të qetësohej disi.

Polica ndërhyri menjëherë dhe mësohet të ketë dhe një person që është shoqëruar në rajon.

One thought on “VIDEO: Sherri në tribunë pas golit të Tiranës, një i shoqëruar nga Policia

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *