(VIDEO) Sherr në Athinë, Livaja shkelmon rivalin serb dhe do pezullohet gjatë

AEK i Athinës u kualifikua për në grupet e Champions League këtë të martë, pas barazimit 1-1 në Athinë ndaj MOL Vidit hungarez.

Grekët kishin fituar në Budapest, ndërsa në kthim tensioni ishte maksimal në fundin e ndeshjes, me AEK që ia doli të ruante barazimin, edhe pse luajti për disa minuta më një lojtar më pak, pasi Helder Lopes doli me karton të kuq.

Në fund të ndeshjes plasi një sherr masiv dhe si rastësisht dy “gjelat” ishin Marko Livaja dhe Danko Lazoviç, kroati i AEK-ut dhe serbi i Vidit.

Livaja, në nerva e sipër goditi me shkelm Lazoviçin, duke marrë karton të kuq dhe duke rrezikuar një dënim të gjatë. Pas ndeshjes ai shpjegoi se e humbi toruan pasi dikush sulmoi shokun e skuadrës Hult.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *