VIDEO/ Shakaja pa kripë e basketbollistit vë në panik gazetarët, konfirmohet pozitiv me Koronavirus

Jo vetëm futbolli, edhe basketbolli është prekur nga Koronavirusi. Me Ruagnin dhe Gabiadinin si dy futbollistët e parë të dalë pozitiv nga analizat për COVID-19, edhe basketbollisti amerikan, Rudy Gobert, ka pasur të njëjtin fat. Ky i fundit është lojtar i skuadrës amerikane Utah Jazz dhe në mbrëmjen e së mërkurës është bërë i ditur fakti se basketbollisti është pozitiv ndaj kKoronavirusit.

Por, kjo nuk mund të kalojë me kaq, teksa vetëm dy ditë përpara këtij lajmi, Gobert ka bërë edhe një sjellje aspak të hijshme gjatë koferencës për shtyp. Pasi përfundoi fjalën e tij basketbollisti amerikan nisi të tallej me virusin që tashëm po “pushton” botën, duke prekur të gjithë mikrofonët e gazatarëve të vendosur mbi tavolinë. Një gjest ky që nisi si shaka prej lojtarit të Utah, por që duke parë rezultatin e analizave të tij mund të përfundojë në më tepër të infektuar me COVID-19 dhe e gjihta kjo falë papërgjegjshmërisë së tij./Sport Ekspres/

https://twitter.com/abdulamemon/status/1237912527549456384?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1237912527549456384&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.periskopi.com%2Flojtari-i-nba-me-koronavirus-qellimisht-prek-te-gjithe-mikrofonet-ne-konference-per-shtyp%2F

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *