VIDEO | Shakaja djallëzore e Diego Kostës, lë pa rroba kolegun

Diego Kosta nuk njihet vetëm për temperamentin e tij problematik në fushën  e lojës. Sulmuesi i Atletiko Madrid është nga ato persona që nuk rri dot pa bërë ndonjë shaka të tepruar me shokët e skuadrës.

Pre e rrengut më të fundit të sulmuesit ka qenë mbrojtësi i Atletikos Lukas Hernandez. Në përfundim të seancës stërvitore, lojtarët iu drejtuan dusheve. Sapo francezi u fut në dush, Kosta mori të gjitha rrobat e tij dhe shtroi në rrugën para godinës së stërvitjes, ku më pas i spërkati me një fikës zjarri, çka e bënte të pamundur veshjen e tyre.

 

Hernandez s’do mend qe ngeli i shokuar nga veprimi i shokut të skuadrës, ndërsa Kosta dhe disa lojtarë të tjerë nuk reshtën së qeshuri, pasi panë reagimin e kolegut të tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *