(VIDEO) Shaka me xhaxhain tifoz, napoletanët sulmojnë Donarumën!

0

Një video e publikuar në ueb ka bërë që portieri kuqezi, autori i pritjes ndaj Milikut në Milan-Napoli, të ofendohet me komente dhe mesazhe. “Luaj dhe punoj për Milanin, asgjë kundër qytetit tim”

Një pritje që vlen 1 pikë për Milanin dhe e mban ende në Europa League, pra në vend të gjashtë, por që sidomos nuk shuan përfundimisht shpresat për Champions… Xhanluixhi Donaruma festoi 100 ndeshjet në Serinë A dhe rekordin me një “kryevepër” në sekondat e fundit të ndeshjes ndaj Napolit, që pikërisht pasi u ndal nga një napolitan “doc”, ndihet shumë keq dhe sheh trenin titull të largohet 6 pikë larg.

Risultati immagini per donnarumma napoli

Dhe, sikur të mos mjaftonte kjo, një video që ka qarkulluar në ueb, është ai që ka indinjuar shumë tifozët axurrë, që nuk pritën mirë as festën e 19-vjeçarit të portës së “Djallit”. Në video shihet Donaruma që i thotë xhaxhait se “nuk e bëra me dashje. Më fal xhaxha. Doja ta hiqja dorën, por nuk arrita ta bëja”. Xhixho është në shoqëri të kunatit.

Pas kësaj video të publikuar në rrjetet sociale, tifozët e Napolit kanë mbushur me mesazhe dhe komente profilin e portierit, madje duke edhe e fyer rëndë. Pikërisht portieri, nëpërmjet profilit zyrtar në facebook, ka dashur të sqarojë shakanë e tij: “Në radhë të parë doja që të kërkoja falje sepse më keni keqkuptuar me këtë video, që ishte shumë personale dhe nuk e di nga ka dalë.

Immagine correlata

Punoj dhe Milani dhe bëj të mirën e klubit tim. Mesazhi ishte thjesht një shfryrje në familje me xhaxhain, me të cilin bëj gjithmonë shaka përpara dhe pas ndeshjeve. Nuk kam asgjë kundër Napolit, napoletanët dhe kundër askujt. Më vjen keq që dikush e ka kuptuar keq. Jam simpatizant i Napoli dhe nuk kam asgjë kundër. Zbres me dëshirë të madhe në jug, sepse ndihem mirë dhe është qyteti im. Ju dërgoj një përqafim të fortë dhe ju uroj fat për gjithçka”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.