VIDEO | Shahin kthehet në Dortmund, pritja është drithëruese

Dortmundi nuk pati probleme për të siguruar trepikëshin e radhës dhe fitoi të shtunën me Verder Bremen në shtëpi. Ndeshja u mbyll 2-1 për verdhezinjtë, të cilët vazhdojnë të kryesojnë kampionatin gjerman me nëntë pikë më shumë se vendi i dytë.

Të pranishmit e “Signal Iduna Park” iu gëzuan golave të Pako Alkaser dhe Marko Rojs, por nuk nguruan as t’i dhuronin emocione të jashtëzakonshme Nuri Shahinit. Mesfushori turk u largua në verë për tek ekipi i Verderit, ndërsa ka luajtur shumë vite me Dortmundin.

30-vjeçari mbetet një nga të preferuarit e tifozërisë së zjarrtë dhe në fund të ndeshje ka shkuar për t’u përshëndetur me ta. Skena magjike me gjithë stadiumin që i rezervon lojtarit momente të paharrueshme. Tifozët e Dortmundit nuk janë kot ndër më të mirët dhe unikët në botë…

Shahin luajti 6 sezone me Dortmundin mes viteve 2005-2011, ndërsa zhvilloi dhe 5 sezone të tjera, përpara se të largohej këtë verë drejt Verderit. Mesfushori u bë lojtari më i ri, i cili debutoi në Bundesligë. Ishte data 6 gusht e vitit 2005 dhe ai ishte vetëm 16 vjeç e 334 ditë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *