VIDEO | Sevilja “uragan”, fshin Levanten dhe kapërcen Realin

Sevilja vazhdon formën e mirë dhe pasi mposhti Barcelonën në kupë në mesjavë, shkatërron dhe Levanten në kampionat. 5-0 për andaluzianët që tashmë ngjiten në vendin e tretë në kuotën e 36 pikëve.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, edhe pse vendasit dominuan. Pjesa e dytë ishte e mrekullueshme për Seviljen, që shënoi plot pesë herë. Ben Jeder hapi serinë e golave në minutën e 48-të, ndërsa më pas erdhën golat e Andre Silvës dhe Vaskez. Sarabia nuk gaboi nga pika e penalltisë në minutën e 78-të dhe Promes vulosi manitën e minutat shtesë.

Me këtë trepikësh Sevilja barazon Realin me pikë, po renditet më lart falë golavarazhit më të mirë. Shuplakë e rëndë për Levanten, që rikthehet te humbja pas fitores me Vajadolidin, por ekipi i Enis Bardhit (u aktivizuar për 76 minuta) qëndron në vendin e dhjetë me 26 pikë.

Sevilja-Levante 5-0
(Ben Jeder 48′, Andre Silva 60′, Vaskez 71′, Sarabia (pen) 78′, Promes 90′)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *