VIDEO/ Sevilja i bën korridorin e respektit Realit të Madridit, VAR-i ngjall diskutime dhe polemika

Sevilja e ka nderuar Realin e Madridit në ndeshjen që është duke u zhvilluar ende në “Santiago Bernabeu”. Nëpërmjet një korridori, futbollistët e drejtuar nga Lopetegui kanë përshëndetur madrilenët pas Superkupës së fituar.

Padyshim që ky veprim mbetet për t’u duartrokitur, sa i përket sjelljes së kundërshtarit. Mjafton VAR-i dhe një gol i anulluar për të rikthyer polemikat. De Jong do të kalonte në avantazh Seviljen në minutën e 30 pas një gjuajtje me kokë. Por realizimi do të anullohej pasi VAR-i dhe arbitri sinjalizohet për një faull mbi lojtarin e Realit të Madridit që do të ndiqte De Jongun. Një rast ky që ka interpretime të ndryshme dhe që ka sjellë jo pak polemika në rrjetet sociale, me pjesën e parë që mbyllet 0-0. /Sport Ekspres/