VIDEO | Sevija thyen Vajadolidin dhe komandon La Ligën

Sevijas i ka mjaftuar një gol në pjesën e parë nga Andre Silva, për të marrë jo vetëm 3 pikët ndaj Vajadolidit, por dhe vendin e parë në klasifikimin e kampionatit spanjoll. Skuadra e Pablo Maçin e gjeti golin sapo ishte mbushur gjysmë ore lojë, me portugezin që shënoi golin e tij të shtatë këtë edicion.

Vajadolid bëri një paraqitje mjaft të mirë, duke krijuar mundësitë e saj për shënim, por mundur që të mposhte portierin vendas.

Fitorja e ngjit në vendin e parë pas 13 javësh ekipin e Sevijas, duke shfrytëzuar barazimin e Barcelonës me Atletikon e Madridit mbrëmjen e djeshme. Ky ishte suksesi i tetë për ekipin “andaluzian”, që ka 26 pikë, një më shumë se Mesi me shokë dhe dy më shumë se Atletiko.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *