VIDEO | Sevija hap merkaton, blen të birin e legjendës rumune

Klubi i Sevijës ka arritur marrëveshjen për transferimin e talentit rumun Ianis Haxhi nga klubi i Vitorul Konstantës. Mesfushori me tipare sulmuese është i biri i legjendës së futbollit rumun, Ianis Haxhi, i cili është njëkohësisht trajneri dhe pronari i Vitorulit.

Sipas “Telekom Sport”, klubi andaluzian ka rënë dakord të paguajë 3.5 milionë euro për kartonin e 20-vjeçarit, i cili këtë sezon ka shënuar 10 gola në kampionatin rumun, ndërsa Vitoruli do të mbajë 20% të vlerës së kartonit në rast të shitjes së ardhme të lojtarit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *