VIDEO | Sedorf dhuron spektakël, impresionon lojtarët e stolit

Klarens Sedorf ka marrë prej pak muajsh drejtimin e Kombëtares së Kamerunit dhe po provon që të gjejë suksesin. Sot, skuadra kameruanase ka barazuar 1-1 me Komoroan, sfidë kjo e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Afrikës. Megjithatë nuk kishte si të mungonte spektakli nga ish-trajneri i Milanit.

Një top po shkonte drejt tij dhe menjëherë holandezi ka lëvizur pak këmbën, për t’i bërë një stopim perfekt topit. Kaq ka mjaftuar që lojtarët e stolit ta përgëzojnë timonierin e tyre.

Të habitur nga kjo lëvizje lojtarët nisën që të komunikonin me njëri-tjetrin por dhe me mimika që admironin ish-mesfushorin, në këtë rast trajnerin tyre. Urojmë të paktën që lojtarët të kenë mësuar nga kjo lëvizje që vërtetë është impresionuese.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *