VIDEO: Schweinsteiger rrezikon 3 ndeshje pas kësaj goditjeje

0

Bastian Schweinsteiger rrezikon 3 ndeshje pezullim për goditjen që i dha kundërshtarit Winston Reid në fytyrë dje gjatë ndeshjes ndaj West Hamit (0-0). Gjermani e goditi kur “Djajtë” po përgatiteshin të gjuanin një goditje dënimi. Gjyqtari Mark Clattenburg nuk e pa incidentin dhe as asistentët e tij, kështu që Schweinsteiger mund të dënohet në retrospektivë.

“Ai e di se ç’ka bërë. Më goditi në fytyrë!” – tha Reid. Gjyqtari Clattenburg do të kontaktohet nga Federata Angleze për t’u siguruar se ai nuk e pa incidentin e Schweinsteigerit, para se një panel prej tre ish-gjyqtarësh të ekzaminojnë videon provë. Nëse ata bien dakord unanimisht se kampioni i botës duhej ndëshkuar me të kuqe, “Tigri” do të dënohet me tri ndeshje pezullim. Pra, rrezikon të mos luajë në ndeshjet me Bournemouthin, Norwichin dhe Stoken.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image