VIDEO | Sarri s’e harron zakonin, video befasuese pas finales!

Mauricio Sarri është një ndër trajnerët më të njohur dhe “pasioni” i tij më i madh dihet që është cigarja. Që nga kalimi në Premier League është komentuar shumë ky zakon i Sarrit, saqë në ndeshje, trajneri italian ka një “cigare” anti-stres, pasi në Angli nuk lejohet konsumimi i cigares në stadium.

Mbrëmë në finalen e Europa League, Çelsi i Sarrit triumfoi dhe ngriti trofeun në fund dhe nuk mund të mungonte edhe një dhuratë për trajnerin italian. Mauricio Sarri nxorri një puro gjatë festimeve, duke i bërë të gjithë të pranishmit të plasnin në të qeshura. Momentin e keni në videon e mëposhtme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *