VIDEO | Sanço i magjishëm, Dortmundi vë nën presion Bajernin

Humbja e fundjavës së shkuar ndaj Bajernit është hedhur pas krahëve nga Borusia e Dortmundit. Verdhezinjtë mposhtën në “Signal Iduna Park” Maincin me rezultatin 2 – 1, duke kaluar presionin nga Bajerni, i cili luan nesër ndaj Dyseldorfit. Dortmundi me një ndeshje më shumë ndodhet në vend të parë me 66 pikë, dy më shumë se bavarezët.

Pjesa e parë nisi në mënyrë të shkëlqyer për skuadrën gjermane që gjeti shënoi dy gola të shpejtë me anë të talentit anglez Sanço. Në të dytën Mainci filloi të shfaqej i rrezikshëm, por portieri Burki e mbajti të paprekur portën e tij deri në minutën  e 86-të, ku miqëtë shënuan golin e nderit me anë të suedezit Kuaizon.

Dortmund 2 – 1 Mainc
Shënues: Sanço 17’, 24’/ Kuaizon 86’

 

 

Standings provided by Sofascore LiveScore

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *