VIDEO | Sampdoria rikthehet te fitorja, vendos i zakonshmi Kualjarela

0

Sampdoria është rikthyer te fitorja pas tre humbjeve rresht, duke mposhtur Kaljarin në shtëpi. Ka qenë i zakonshmi Fabio Kualjarela, ai që i ka dhuruar tre pikët ekipit dorian me golin e shënuar në pjesën e dytë.

Pjesa e parë ishte e barabartë dhe nuk dhuroi gola, ndërsa u desh një penallti për të zhbllokuar sfidën. Goditjen e mori përsipër 36-vjeçari, i cili nuk gaboi përballë portierit Kranjo.

Ekipi sard tentoi deri në fund për të barazuar ndeshjen, por nuk ia doli. Kjo fitore e ngjit Sampdorian në vendin e nëntë me 36 pikë, ndërsa ishullorët renditen pesë pozicione më poshtë me 24 pikë. Ky ishte goli i 17-të në kampionat për Kualjarelën, që renditet i treti me dy gola më pak se Kristiano Ronaldo dhe një më pak se Piatek i Milanit.

Sampdoria-Kaljari 1-0
(Kualjarela (pen) 66′)

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.