VIDEO | Sadiku i habit të gjithë, zbret në fushë dhe… shënon

Armando Sadiku po jep sinjale pozitive dhe duket se do të jetë më shpejt se sa ishte parashikuar në fushën e blerë. Sulmuesi i kombëtares është bashkuar me grupin në stërvitje dhe mbetet për t’u parë nëse Levante do e mbajë apo do vendosë ta huazojë pjesën e dytë të sezonit.

Gjithsesi kjo është një çështje tjetër. Me rëndësi është se Sadiku është rikuperuar dhe së fundmi ka postuar edhe një video duke shënuar në një nga ushtrimet me ekipin. “Jam i lumtur që jam kthyer me ekipin. Falënderoj gjithë shokët e mi dhe grupin mjekësor që më ndihmuan shumë gjatë kësaj periudhe të vështirë”, shkruan Sadiku në llogarinë e tij në “Instagram”.

https://www.instagram.com/p/BsDc9YKoruD/?utm_source=ig_web_copy_link

Sulmuesi u ble nga Levante janarin e shkuar. Spanjollët paguan rreth 1 milion euro për kartonin e tij te Legia e Varshavës. Aktualisht po kërkohet nga Lugano, që e do në huazim Sadikun. Aty futbollisti nga Elbasani do të kishte hapësira dhe do të mund të rifitonte formën sportive.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *