VIDEO| Sa shumë pritje për Ronaldon, vjen goli i parë si bardhezi  

0

U deshën katër javë që Kristiano Ronaldo të gjente golin e tij të parë me Juventusin. Portugezi ka mundur që të realizojë golin e parë në ndeshjen me Sasuolon.

Portugezi u tregua vigjilent në minutën e 50-të, duke shtyrë një top që mbeti në zonën e kundërshtarëve. Një gol i thjeshtë nga ana e sulmuesit, por që ka një peshë shumë të madhe për lojtarin, i cili në këtë mënyrë u zhbllokua, por dhe i dha avantazhin skuadrës së tij në një ndeshje që po haste vështirësi.

Pritshmëritë për Ronaldon janë shumë të mëdha, pasi portugezi ishte një nga transferimet më të bujshme të verës dhe i gjithë opinioni sportiv në Itali e priste me shumë entuziazëm golin e tij.

 

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.