VIDEO | Russell Westbrook thellon rekordin, Pelicans i prishin festën

Befasohet Oklahoma City Thunder, që u mund 131-122 nga New Orleans Pelicans. Një ndeshje që nisi e barabartë, por në periodën e dytë dhe të tretë Pelicans ishin më lart dhe krijuan distancë të mjaftueshme për t’iu gëzuar fitores në fund.

Russell Westbrook ishte i papërmbajtshëm. Sërish “triple-double”, i 11-ti radhazi dhe rekordi i mëparshëm i tij përmirësohet. Plot 44 pikë të shënuara, 11 asiste dhe 14 rikuperime. Paul George u ndal në 28 pikë. Julius Randle dhe Jrue Holiday ishin ata që udhëhoqën Pelicans drejt triumfit, teksa realizuan respektivisht 33 dhe 32 pikë.

New York Knicks ka triumfuar kundër Atlanta Hawks me rezultatin 91-106. Një ndeshje e fituar falë lojës në grup, me 6 basketbollistë që realizuan më shumë se 10 pikë. Dennis Smith Jr. Ishte shënuesi më i mirë i Knicks, me 19 pikë. Fitore të rëndësishme mori edhe Orlando Magic, që mposhti Charlotte Hornets 127-89.

Orlando Magic-Charlotte Hornets 127-89
Atlanta Hawks-New York Knicks 91-106
New Orleans Pelicans-Oklahoma City Thunder 131-122

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *