VIDEO | Runi realizon çmendurinë e vitit, gol nga 70 metra!

Uejn Runi ka shënuar një gol të cmendur, në sfidën që ekipi i tij i DC United luajti përballë Orlando City. Ndeshja përfundoi me fitoren minimale të DC United, me Runin që i dhuroi tri pikët.

Pikërisht në minutën e 10-të, Uejn Runi shënoi nga gati 70 metra ndoshta golin e vitit. Ky ishte goli i nëntë për anglezin me DC United, që këtë sezon duken në formë fantastike.

Fitorja ndaj Orlandos e ngjit ekipin e Runit në vendin e tretë në tabelën e renditjes. Ndërkohë shijoni golin fantastik të legjendës angleze…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *