VIDEO/ Rumunët ishin për turp, vërshëllima në minutën e heshtjes për tragjedinë e Enrique

Një ngjarje vërtet shumë e turpshme ka ndodhur në takimin mes Rumanisë dhe Spanjës. Përpara nisjes së ndeshjes, do të mbahej një minutë heshtje për tragjedinë e ndodhur te kampin mik. Kështu, Luis Enrique që më parë ka qenë trajneri i Spanjës dhe po korrte shumë rezultate pozitive, u dorëhoq për arsye personale.

Pikësëpari ishte shëndeti i vajzës së tij, Xana, që vendosej para të gjithave. Kjo e fundit e humbi betejën e saj me kancerin, duke ndërruar jetë. Por në Rumani nuk kishte as ndjeshmërinë më të vogël, teksa në këtë minutë të heshtjes kanë nisur vërshëllimat dhe koret nga stadium, ndërsa arbitrat vërshëllyen përpara kohe, pa kaluar një minutë, që kjo skenë e turpshme të mos zgjaste më tej. /Sport Ekspres/

https://twitter.com/GrimandiTweets_/status/1169691728670011395

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *