VIDEO/ Rudi Vata humb në debutimin si trajner në Belgjikë, “tradhëtohet” nga portieri dhe mbrojtja

Rudi Vata ka marrë prej disa kohësh një detyrë të re në Belgjikë, ndërsa shërben si këshilltar për skuadrën e Mouscron që ndodhet në elitë. Por sot ka përfunduar rastësisht në rolin e trajnerit të këtij ekipi pasi tekniku kryesor dhe ndihmësi i tij ishin të përfshirë nga një virozë.

Debutimi si trajner për Vatën nuk do të rezultonte edhe aq i bukur pasi ka humbur me rezultatin 3-1 në transfertë ndaj Gent. Dy golat e parë kanë ardhur për shkak të gabimeve në prapavijë të Mouscronit, me mbrojtjen që ka dalë bllof dhe skemën e kundërshtarit që ka deportuar deri te porta. Ndërsa goli i tretë për ekipin e Vatës do të pësohej pas një gabimi amatoresk të portierit në dalje për të mbyllur humbjen në shifrat 3-1. /Sport Ekspres/