VIDEO/ Rrofeshata e Shtubinës vlen shumë, Vllaznia mund Skënderbeun dhe afrohet me Europën

Vllaznia ka fituar me rezultatin 0-1 ndaj Skënderbeut në transfertë. Goli që vendosi takimin ishte rrofeshata e Ndriçim Shtubinës, që dhuroi një perlë. Entuziazëm i madh te shkodranët, ndërsa skuadra e Jonuz e kishte fituar edhe takimin e parë me shifrat 4-0.

Tashmë është Skënderbeu që shkon në zonën e ftohtë që të dërgon në “Play Off”, ndërsa Vllaznia shkon më afër zonës së Europës. Sa i përket mbijetesës, duket një çështje e mbyllur për shkodranët që duhet të shohin më larg. /Sport Ekspres/

 

Skënderbeu: Koliçi, Meksi, Pollozhani, Pëllumbi, Ndecky, Taipi, Essien, Daja, Gripshi, Bregu, Krasniqi.

Vllaznia: Sherri, Gurishta, Malota, Shehi, Ëalusimbi, Ramadani, Krymi, Marku, Gligorov, Lika, Shtubina.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *