VIDEO | “Rrengu” i tifozëve të Fejnordit, shpëtojnë ekipin nga… pësimi i golit!

0

Fejnord-PSV ishte një nga ndeshjet më të forta të javës së fundit të kampionatit holandez. Vendasit fituan me rezultatin 2-1, duke mposhtur rivalët e mëdhenj. Golat e Jorgensen dhe Larson ndriçuan rrezet e zbehta të titullit dhe ekipi nga Roterdami ka shkurtuar në shtatë pikë diferencën me PSV kryesuese (Fejnordi ka zhvilluar një ndeshje më pak).

Një episod tejet i veçantë ka ndodhur gjatë kësaj sfide. Tifozët vendas kanë arritur të shpëtojnë ekipin nga… pësimi i një goli! “De Kuip” është një nga stadiumet më të nxehta në vendin e tulipanëve dhe tifozët e Fejnordit njihen për atmosferën që krijojnë.

Ata mbështetën ekipin gjatë gjithë ndeshjes, ndërsa në minutën e 74 vendosën të veprojnë. Zero sportivitet, por gjithmonë në të mirë të skuadrës. PSV sapo kishte shkurtuar diferencën përpara dy minutash dhe po sulmonte portën e Fejnordit.

Një sulm i rrezikshëm që bllokohet nga një tifoz. Ky i fundit ka shkelmuar një top drejt fushës, konkretisht zonës së Fejnordit, duke shmangur një mundësi ideale goli për PSV. Dy të tillë në fushë nuk bëjnë dhe arbitri ndërpreu aksionin e miqve, duke mos i dhënë mundësi lojtarëve të përfitonin nga grushtimi i portierit vendas.

Një gjë e tillë ka sjellë acarimin e Mark Van Bomel, trajnerit të PSV. Ky i fundit ka humbur kontrollin dhe arbitri i katërt ka vuajtur për ta qetësuar. Të shumta dhe protestat e pankinës së PSV, të cilët kishin të drejtën e gjithë botës për ta bërë një gjë të tillë.

Arbitri nuk e ka ndryshuar vendimin e marrë, ndërsa pritet një dënim i ashpër i tifozerisë së Fejnordit, pasi një veprim e tillë mund të bëhet precedent dhe nuk është në të mirën e futbollit.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.