VIDEO | Roshi vijon fazën e rikuperimit, tani trajtohet në Tiranë

Odise Roshi është i dëmtuar prej që prej muajit gusht dhe mungesa e tij po ndihet si te klubi në Rusi, Ahmat Groznit, por veçanërisht në Kombëtaren e Shqipërisë. Prej katër muajsh, fieraku vijon me një ritëm të lartë fazën e rikuperimit dhe në muajin shkurt pritet që ai të kthehet në fushat e blerta dhe të jetë 100% gati.

Natyrshëm që për festat e fundvitit, anësori është kthyer në vendin tonë, por kjo nuk do të thotë se duhet të ndërpresë terapinë. Lojtari i kuqezi e ka zhvendosur në kryeqytet fazën e rikuperimit, ku po punon me ish-mbrojtësin Roland Peqinin, me këtë të fundit që ka postuar një video në profilin e tij, ku shihet se udhëzon lojtarin e Kombëtares për ushtrimet që duhet të bëjë.

Roshi duket se po ecën me një ritëm të kënaqshme, pasi siç shihet dhe në video, ai mund të punojë me topin mjaft mirë, duke bërë ushtrime të thjeshta. Gjasat janë që Roshi të djegë etapat dhe t’i thyej pritshmëritë për të zbritur në fushë më shpejt nga sa është parashikuar nëse mban këtë ritëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *