VIDEO | Roshi i jep fund pritjes 1-vjeçare, shënon në Rusi

0

Odise Roshi i ka dhënë tri pikët skuadrës Ahmat Groznit në takimin e sotëm kundër Orenburg, ku skuadra çeçene fitoi me rezultatin 2 – 1. Roshi shënoi golin e fundit të ndeshjes duke shfrytëzuar një harkim të rusit Harin.

Me këtë finalizim Roshi i dha fund një pritje më shumë se 1-vjeçare. Goli i fundit i fierakut datonte më 17 maj të 2018-ës. Sigurisht në këtë statistike të keqe ndikoi dëmtimi i rëndë i pësuar në gju prek të cilit 28-vjeçari qëndroi për gati 8 muaj larg fushave të blerat.

Në ndeshjen e sotme Roshi u aktivizua si rezervë duke zëvendësuar në fillim të pjesës së dytë shqiptarin tjetër të Ahmatit, Bernard Berisha.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.