VIDEO/ Ronaldos i mungon goli, por jo… humori

Kristiano Ronaldo e kërkon me ngulm golin e parë në Seria A, por po ashtu e presin dhe të gjithë mbështetësit bardhezi që ai zhbllokohet dhe të ndihmojë skuadrën. Gjithsesi, kjo gjë nuk duket se e shqetëson shumë portugezin, i cili në stërvitje shihet të jetë mjaft entuziast. Jo vetëm kaq, por nuk i kursen shakatë kur i jepet mundësia.

Diçka të tillë 33-vjeçari e ka dëshmuar në një transmetim “live” të “JuventusTV”. Në momentin që gazetari po raportonte para nisjes së seancës stërvitore, Ronaldo është afruar pas shpinës së gazetarit, duke bërë veprime tallëse.

Video ka bërë shumë bujë në Itali. Normalisht që vetëm një shaka nga ana e sulmuesit, i cili tani duhet të mendojë më shumë për të shënuar gola, pasi spektaklin e dhuroi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *