VIDEO/ Ronaldo “nxeh këmbët”, gol përpara Kievos!

Juventusi ka zhvilluar sot testin e fundit përpara debutimit në kampionat në Verona, ndaj Kievos. Dhe, i shumëprituri Kristiano Ronaldo ka realizuar sërish. Një aksion i tiji personal që ka sjellë golin me lehtësi për portugezin, që duket në superformë përpara ndeshjes së parë zyrtare në Serinë A.

Juventusi fitoi 8-0 ndaj Juventusit U-23, teksa shënuan edhe Bonuçi, Dibala, Pjaniç, Kanselo me goditje dënimi, Bernardeski, Manxhukiç dhe Matuidi.

Munguan vetëm De Shiljo dhe Spinacola, të dëmtuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *