VIDEO / Ronaldo hyn në histori, gol jubilar ndaj Xhenoas

0

Kristiano Ronaldo tundi rrjetën ndaj Xhenoas, duke i dhënë avantazhin skuadrës së Juventusit. Ky finalizim i portugezit është shumë special në aspektin e statistikave. 33-vjeçari është lojtari i parë në histori që kap shifrën e 400 golave në pesë ligat elitare europiane (Angli, Spanjë, Itali, Gjermani, Portugali ).

Këtë shifër të pabesueshme Ronaldo e ka arritur në 497 takime, ndërsa ndjekësi i tij më afërt, është padyshim Leo Mesi, i cili ka deri më tani 11 gola më pak se portugezi, por edhe 71 ndeshje më pak.

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.