VIDEO/ Ronaldo gjen golin e parë, i shënon…Juventusit B

Të gjithë e presin me shumë entuziazëm nisjen e aventurës së Kristiano Ronaldos në Itali. Portugezi është një prej lojtarëve më të mirë në planet, por tani të gjithë presin se si do të jetë performanca e tij në Seria A.

Siç dihet prej pak javësh Juventusi ka regjistruar dhe Juventusin B në Seria C dhe po e përgatit dhe

skuadrën e dytë që të bëjë një paraqitje sa më të mirë. Sot “Zonja e Vjetër” ka planifikua një ndeshje miqësore mes skuadrës A dhe skuadrës B. Alegri në këtë mënyrë ka shansin që të bëjë dhe një provë të fundit para nisjes së kampionatit.

Ka ardhur dhe goli i parë i Ronaldos, edhe pse vetëm në një takm testues. Portugezi ka shënuar në minutën e 8-të, duke regjistruar kështu dhe golin e parë në një ndeshje me skuadrën e tij të re. Sulmuesi pritet që të jetë titullar në ndeshjen e javës së ardhshme Kievon.

Ishin plot 6000 tifozë që kishin zgjehdurpër të ndjekur nga afër debutimin e CR7-ës. Siç shihet në foto nuk ka pasur kushte për të pritur një numër kaq të lartë tifozësh, por për të parë Ronaldon në ndeshjen e parë të tij si juventin ja vlen!

https://www.youtube.com/watch?v=lNYeAo0kcHw

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *