VIDEO | Roma nuk gabon, mposht Bolonjën dhe nuk i ndahet Milanit

0

Roma ka marrë një sukses të vuajtur ndaj Bolonjës, me shifrat 2-1. Një fitore e vuajtur, pasi Bolonja e dominoi tërësisht pjesën e parë dhe e dominoi ekipin kryeqytetas. Tashmë, Roma ngjitet në vendin e pestë në kuotën e 41 pikëve, vetëm një më pak se Milani.

Pjesa e parë pa një Bolonjë mjaft këmbëngulëse, të cilët patën shumë raste, por Olsen ishte në një formë perfekte. Gjithashtu, miqtë goditën dhe traversën në minutën e 45-të, me anë të Roberto Sorianos.

Fraksioni i dytë, nisi ndryshe, ku Roma menjëherë u hodh në sulm dhe në minutën e 54-të kaloi në avantazh me anë të Aleksandër Kolarov, i cili shndërroi në gol një 11-metërsh.

Më pas, ishte përsëri një mbrojtës, i cili zgjidhi ndeshjen përfundimisht. Federiko Facio, goditi saktë në zonë pas zhvillimit të një goditje nga këndi, duke dyfishuar shifrat.

Gjithsesi, Bolonja nuk u dorëzua dhe në minutën e 84-të hapi sfidë me supergolin e Nikola Sansones.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.