VIDEO: Roma fundoset në shtesë, Xhenoa i bën nder vetes dhe Atalantës!

0

Atalanta fitoi ndaj Lacios pasdite dhe Roma e kishte parashikuar nëpërmjet trajnerit Klaudio Ranieri, por verdhekuqtë me sa duket kishin harruar që në Genova do të luanin një ndeshje mjaft delikate për vete dhe nuk duhej të shihnin shumë në ndeshjet e tjera. Përfundoi 1-1, në një ndeshje dramatike, me një fund të pabesueshëm.

Xhenoa mori një lajm të keq nga Empoli, që fitoi derbin, ndaj presioni për pikë ishte i madh. Në një ndeshje të ekuilibruar, Roma priti me qetësi momentin e duhur për të goditur dhe ia doli me El Sharaui në minutën e 80-të.

U duk goditja fatale për Xhenoan, ndërsa Roma shihte sërish nga afër Atalantën, por fundi ishte një dramë e madhe.

Në minutën e parë shtesë Xhenoa barazoi me Romeron, i saktë me kokë në një goditje nga këndi, ndërsa në minutën e 95-të penallti për Xhenoan, që kishte shansit të merrte pikët e mbijetesës.

Megjithatë, Sanabria gjuajti shumë keq dhe Mirante grushtoi me lehtësi. Vetëm 1-1, një dështim për Romën dhe frymëmarrje, por edhe shumë pengje, për Xhenoan.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.