VIDEO/ Rivaliteti që prek edhe fëmijët, gjesti i tifozit të vogël për fanellën e Juventusit

0

Napoli është rikthyer te fitorja mbrëmjen e djeshme, duke mposhtur me rezultatin 2-1 kundër Juventusit. Napoletanët njihen për rivalitetin e tyre të madh me bardhezinjtë dhe këtë e shfaqin hapur sa herë u jepet mundësia. Tifozët kanë nisur ngacmimet për Sarrin, të cilin e cilësojnë si tradhëtar, që para fillimit të takimit, ndërsa ky rivalitet i madh është trashëguar edhe te brezi i ri i fëmijëve.

Këtë gjë e tregon qartë edhe gjesti i një prej djemve të vegjël që shoqërojnë futbollistët gjatë hyrjes në fushë. Gjatë fokusimit në kamera, djaloshi bën me shenjë se është i detyruar të veshë fanellën e Juventusit. Kjo pasi sipas rregullit fëmijët veshin fanellat e ekipeve kundërshtare. Ky veprim i tifozit të vogël napoletan ka marrë vëmendje të gjerë dhe është përhapur në rrjetet sociale, duke treguar edhe një herë se sa e rëndësishme është kjo sfidë për Napolin./Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.