VIDEO | Rins i rrëmben vendin e parë Rosit, kolaps i Markez

0

Motoristi spanjoll Aleks Rins u shpall fituesi i garës së tij të parë në “MotoGP”. 23-vjeçari la në vend të dytë Valentino Rosin, ndërsa bashkëkombësi i tij Mark Markes zhgënjeu duke mbyllur garën në xhiron e nëntë pasi humbi kontrollin e motorit, të njëjtin fat pati dhe Lorenco i Hondës.

Dueli midis Rosit dhe Rins vazhdoi përgjatë të gjithë garës, por në spanjolli mori vendin e parë më një diferencë prej vetëm 0.462 sekondash. Vendin e tretë në podium e pistës amerikane e mori garuesi i Dukatit, Xhek Miller.

Në fund të garës, 40-vjeçari Rosi lavdëroi kundërshtarin  e tij që provoi për herë të parë emocionet e fitimit të një gare, një emocion që Rosi e ka provuar plot 115 herë (rekordi mbahet nga Xhakomo Agostini me 122).

 

Renditja e përgjithshme
Renditja e garës së SHBA
You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.