Video: Rikthim në atdhe, ndryshim kolosal nga Argjentina në Kolumbi

Argjentina dhe Kolumbia i dhanë fund aventurës së tyre të Botërorit në të njëjtën fazë, atë të 1/16. Argjentina u eliminua nga Franca, pasi humbi me rezultatin 4-2. Kolumbia u eliminua nga Anglia me penallti 4-3, pasi koha e rregullt përfundoi 1-1. Të dy skuadrat amerikano-latine lanë Rusinë dhe u kthyen në atdhe.

Pritja nga tifozët ishte shumë e ndryshme. Në Argjentinë, ekipi nuk u prit nga askush. I habitshëm është fakti që nuk u pritën me thirrje kundra tyre. Trajneri Horge Sampaoli u largua direkt nga aeroporti dhe nuk foli me askënd. Numri një i stolit nuk iu përgjigj as interesimit të medieve.

Situata në Kolumbi ishte shumë e ndryshme. Ekipi kombëtar u prit me ovacione të mëdha dhe mori të gjithë dashurinë e kolumbianëve. Federata e Futbollit të Kolumbisë organizoi një pritje madhështore për skuadrën në stadiumin “El Campin” në Bogota. Trajneri Hoze Pekerman doli i veshur me fanellën e Falkaos, ovacione pa fund dhe thirrje që të mos largohet. “Nuk jemi as fitues e as humbës. Jemi krenarë për këtë fanellë”, – tha trajneri argjentinas, një hero kombëtar në Kolumbi.

https://youtu.be/OA_VJudYTJY

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *