VIDEO | Rikthehet Laçi, Shtubina i bën “gjëmën” Luftëtarit

Laçi rikthehet te firoja, duke mundur Luftëtarin në Gjirokastër, me rezultatin 0-1, falë një goli të Ndriçim Shtubinës. Në një ndeshje pa raste dhe të zymtë, si atmosfera në stadiumin e zbrazur të bluzinjve, kurbinasit morrin maksimumin e pikëve, duke bërë kthesën pas dy humbjeve radhazi. Në anën tjetër Luftëtari nuk arrin që të shfrytëzojë hapin fals të Tiranës dhe mbetet në kuotën e 9 pikëve, po aq sa dhe badheblutë.

Ndeshje ishte me një ritëm të ulët dhe nuk pati shumë raste të rrezikshme aq sa në pjesën e parë për t’u veçuar ishte rasti i golit të anuluar në sekondat e fundit të pjesës së parë. Pas ekzekutimit të një goditje dënimi, Toro devijoi në shtyllën e dytë, ku Gjoni dhe Rapo në dyluftim e çuna topin në rrjetë. Kryesori Shahini akordoi faull në sulm, por nuk ishin të pakta protestat e bardhezinjve.

Edhe në pjesën e dytë rastet ishin me pikatore, aq sa rasti i parë i rrezikshëm mund të konsiderohet ai i golit. Kur duheshin pak më shumë se 10 minuta për të përfunduar ndeshje, Jonuzi hodhi një top në zonë nga e mata, në dukje pa pretendime, por mbrojtja vendase e përgjumur i dha mundësinë Shtubinës që ta devijonte topin, për t;i dhënë udhën drejt rrjetës.

Në minutat e mbetura ndeshja u bë disi më interesante, pasi vendasit u hodhën në sulm, megjithatë duke lënë shumë hapësira pas. Xhixha kishte mundësinë për të mbyllur ndeshjen, por nuk arriti që ta mposhte Ruçin.

Kategoria Superiore – Java 11
E shtunë, më 3 nëntor, ora 14:00
Stadiumi “Gjirokastra”, Gjirokastër
LUFTËTARI 0-1 LAÇI
Shënues:
Shtubina 79′
Luftëtari: Ruçi, Liçaj (Aleksi 83′), Hoxha, Janiçiç, Xhekson, Ramadani, Rapa (Rapo 80′), Rroca, Radoviç, Milosavljev (Ymeraj 72′), Shkurtaj. (Të gatshëm: Shumeli, Açka, Dunga, Hyseni). Trajner: Gentian Mezani.
Laçi: Selmani, Fangaj, Toro, Gjoni, Sefgjini, Lushkja, Jonuzi, Najdenov (Smaçi 90′), Shtubina, Xhixha, Altparmakovski (Berisha 56′). (Të gatshëm: Hasanbelli, Bushi, Deliu, Mersinaj, Prengaj). Trajner: Migen Memelli.
Kartonë të verdhë: Sefgjini 26′, Milosavljev 40’/ Shkurtaj 57′
Gjyqtarë: Klodian Shahini, Nuri Rrapaj, Mateo Sadikaj, Laver Alla
Delegat: Besnik Çela; Vëzhgues: Kastriot Xhaferraj

DIREKT
88
’ – Xhixha del i vetëm me portierin mik, por në mënyrë të pabesueshme nuk e kalon dot portierin Ruçi.
GOOOL 68 ‘ – Miloslavjev tenton që të rrezikojë në zonën e kurbinasve me një tentativë me të majtën, por topi shkon jashtë kuadratit, ndonëse fare pranë së portës mike.

45+1’ – Pas harkimit nga një goditje dënimi, Laçi gjen rrugën e rrjetës, por gjyqtari Shahini anulon golin për një faull në sulm, saktësisht për një pengim të Rapos nga Gjoni. Protesta të shumta të skuadrës bardhezi, e cila konteston duke e konsideruar golin të rregullt.

39’ – Hoxha provon që të befasojë me një tentativë nga në distancë e konsiderueshme, ndonëse në dukje pa pretendime, topi shkon shumë pranë portës së Slemanit.
29’ – Miloslavjev përfiton nga një vendosje jo  emirë e Gjonit, por goditja e lojtarit të Luftëtarit ndalet nga kapiteni Selmani.
28 ‘ –Pas harkimit nga e majta nga një goditje dënimi, Toro i shpëton mbulimit të mbrojtjes vendase dhe godet, por portieri vendas me mjaft vështirësi e grushton topin.
15’ – Ndeshje e vakët dhe me pak raste në Gjirokastër, Nuk ka raste të rrezikshme dhe asnjëri nga portierët nuk është vënë në provë seriozisht. Takim deri më tani i ekuilibruar.
1‘ – NIS NDESHJA!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *