VIDEO | Rikthehet gjunjëzuesi Zhuninjo, prezantim me perla!

Zhuninjo Pernanbuko… Kaq mjafton dhe besoj e dini se për kë bëhet fjalë dhe se çfarë do të shijoni. Padyshim një ndër ekzekutuesit më të mirë të goditjeve të dënimit në historinë e futbollit. Së fundmi ka vendosur të rikthehet te klubi ku u bë i njohur, Lioni.

Braziliani do të ketë rolin e drejtorit sportiv në ish-klubin e tij. Ndërkohë, për nder të rikthimit të tij, “RMC Sport”, ka publikuar një video të golave të shënuar nga Zhuninjo në UEFA Champions League.

Golat janë vetëm ato të shënuar në goditje dënimi, teksa listohen që nga gjunjëzimi i Oliver Kan, e deri te perlat e shënuar kundër Barcelonës apo Realit të Madridit. Komentet e shumta janë të tepërta, thjesht shijoni “perlat”…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *