VIDEO | Ribaj dhe Musta ndëshkojnë Skënderbeun, triumfon Flamurtari

Flamurtari ka marrë një fitore shumë të rëndësishme në shtëpi përballë Skënderbeut, duke i mposhtur kampionët në fuqi me rezultatin minimal 1-0. Një gol i shënuar nga sulmuesi Ribaj ka mjaftuar që të besuarit e Dajës të marrin tri pikët.

Që në sekondat e para të sfidës, Flamurtari ishte më dominues dhe bëri ligjin në fushë, duke qarkulluar topin dhe duke krijuar raste të pastra. Ishte Ribaj fillimisht që nuk arriti të mposhtë portierin Dajsinani me kokë, pasi goditja e tij u prit mjaft mirë nga portieri i ri.

Skuadra e Skënderbeut nuk arriti për asnjë moment të dalë në lojën e saj dhe Flamurtari rrezikoi sërish portën. Ishte Liçaj që nga një distancë e afërt nuk arriti të mposhtë Dajsinanin, i cili e priti sërish.

Në pjesën e dytë, Flamurtari vazhdoi të krijojë dhe loja e mirë e vlonjatëve u shpërblye. Në minutën e 64’, Ribaj i vjedh kohën portierit Dajsinani dhe arrin të ndëshkojë me kokë, duke zhbllokuar shifrat dhe duke i dhënë avantazhin kuqezinjve.

Shehi aktivizoi Oto Xhon në vend të mbrojtësi Sambu, duke rrezikuar gjithçka për gjithçka. Dhe ishte pikërisht sulmuesi ai që ishte protagonist. Krasniqi bën gjithçka mirë në minutën e 83’ dhe ishte shumë pranë golit, por Oto Xhon e prek atë top që po i drejtohej rrjetës, kur ishte në pozicion të parregullt. Flamurtari me fat dhe në minutat e fundit, Musta me një supergol siguroi tri pikët për djemtë e Dajës.

KATEGORIA SUPERIORE, JAVA 22

E diel, 17 shkurt ora 17:00
Stadiumi “Flamurtari”, Vlorë

FLAMURTARI – SKËNDERBEU   2-0
Shënues: Ribaj 64′, Musta 90+4′

Flamurtari: Koliçi, Ribaj (Beqaj 84′), Pollozhani, Veliu, Kotobelli, Liçaj, Rrapaj (Meraj 88′), Kale, Torasa (Ziaj 90′), Musta, Batha. Trajner: Ilir Daja

Skënderbeu: Dajsinani, Vangjeli, Sambu (Oto Xhon 78′), Pëllumbi, Abazi, Dita, Taipi, Sibo (Toskiç 46′), Muzaka (Gripshi 46′), Pervan, Krasniqi. Trajner: Orges Shehi

Gjyqtarë: Eldorjan Hamiti, Ridiger Cokaj, Ani Kociaj, Klodian Shahini
Kartonë të verdhë: Batha 13′ / Vangjeli 22’, Taipi 35′, Muzaka 37′

Delegat: Petrit Brahja; Vëzhgues: Plarent Kotherja

EPISODET

90′ Mbyllet sfida në Vlorë, triumfon Flamurtari

90+4′ Goooool Flamurtari! Supergol nga Musta
Kuqezinjtë shfrytëzojnë në mënyrën më të mirë të mundshme një kundërsulm në sekondat e fundit të sfidës dhe Musta bën gjithçka mirë. Sulmuesi spostohet drejt qendrës dhe godet me të majtën, duke mposhtur Dajsinanin për të dytën herë në këtë sfidë.

83’ Një gabim nga Koliçi shfrytëzohet shumë mirë nga Krasniqi, i cili godet dhe topi niset drejt portës së boshatisur. Oto Xhon, në pozicion të parregullt, shtyn topin dhe goli anulohet. Lojtarët e Skënderbeut nuk i besojnë syve…

64’ Goooool Flamurtari! Shënon RibajNjë krosim i shkëlqyer nga krahu i djathtë gjen të lirë në zonë sulmuesin Ribaj, i cili i vjedh kohën portierit Dajsinani dhe realizon me kokë, duke i dhënë avantazhin vendasve

46′ Nis e dyta, Shehi bën dy zëvendësime

45’ Mbyllet pjesa e parë pa gola, Flamurtari bëri lojën

40’ Dominim i vendasve, por mungon goli

23′ Rast i artë pë Flamurtarin. Krosimi i Bathës gjen të lirë Liçajn shumë pranë portës, por Dajsinani pret goditjen e mbrojtësit

11′ Ribaj godet bukur me kokë, por Dajsinani i mohon golin

1′ Fillon takimi në Vlorë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *