VIDEO/ Rezultati nuk ishte i vetmi për tu harruar, Zidane bëhet protagonist në episodin qesharak

Reali i Madridit u ndal në nëj barazim 2-2 ndeshjen e mbrëmshme kundër Celta Vigos, që këtë sezon lufton për mbijetesë. Ky rezultat më tepër i shkon në favor Barcelonës, të cilët tashmë afrohen me vetëm një pikë larg kreut. Por shifrat e takimit nuk ishin e vetmja gjë negative që Zinedin Zidane përjetoi mbrëmjen e djeshme.

Trajneri francez u bë pjesë edhe e një episodi aspak të këndshëm me futbollistin ganez Aido. Ky i fundit në përpjekje për të mbajtur topin brenda vijave kufizuese humbet ekuilibrin dhe rrëzohet së bashku me teknikun e galaktikëve. Në rënie e sipër Zidanë ka marrë në fytyrën e tij edhe një goditje nga takat e lojtarit. Megjithatë të dy janë ngritur sërish në këmbë për të vazhduar takimin, njëri në fushë e tjetri në pankinë, ndërsa e gjitha kjo situatë nuk ishte aspak e qëllimshme./Sport Ekspres/

https://twitter.com/_owurakuampofo/status/1229337643378454528

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *