VIDEO/ Rexhinaldo po kthehet si në Superiore, shënon tjetër gol në Kazakistan

Artur Rexhinaldo duket se ka ndezur motorrët pas atij dygolëshi javën e shkuar, duke tundur edhe këtë javë rrjetën kundërshtare. Ish-sulmuesi i Kukësit ka shënuar në minutën e 58 të takimit duke e shndërruar në gol një pasim të ardhur për të në zonë gjatë ndeshjes që ekipi i tij humbi me shifrat 3-2 në transfertën me Aktobe.

Futbollisti afrikan do të vendoste baraspeshën për një moment, por Shakhtar Karagandy nuk arriti dot të ruante apo ndyshonte këtë rezultat, duke pësuar më pas edhe golin e tretë që do i nxirrte pa pikë nga takimi.

Rexhinald shkon kështu në kuotën e 3 golave në aventurën e tij në Kazakistan dhe ka dhënë kështu edhe sinjalet se ai ngërç që kishte deri para javës së shkuar tani është lënë pas./Sport Ekspres/