Video | Rekord i ri në boks, dueli fitohet sa bie gongu

Një ngjarje e rrallë ka ndodhur në sportin e boksit. Boksieri amerikan Kërtis Harper ka çuditur të gjithë me veprimin e tij gjatë duelit me kundërshtarin nigerian Efe Axhagba. Amerikani ka lënë ringun sapo dëgjuar rënien e gongut duke shtangur të pranishmit, por edhe mijëra teleshikuesit që po e shikonin ndeshjen nga ekranet e televizorëve.

Arsyeja për këtë sjellje të 30-vjeçarit ishte pagesa tepër e ulët që organizatorët e takimit i kishin akorduar atij, duke mos i dhënë as 20% të të ardhurave, ndërkohë nigeriani Axhagba përfitonte të gjithë pjesën tjetër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *