VIDEO/ Reja provon akustikën me vërshëllima, Rama për Balaj: Ti në ajër po kape gjë se në tokë…

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka vizituar më nga afër “Air Albania Stadium” atje ku është grumbulluar edhe Kombëtarja. Gjithashtu edhe në praninë e kreut të FSHF-së, Armand Duka, ka pasur shumë batuta për të krijuar një atmosferë sa më pozitive.

Rama u ka thënë lojtarëve se duhet të lënë jetën në fushë, ndërsa nuk ka kaluar edhe pa një “ironi” me Balajn duke iu shprehur se vetëm nga ajri mund të arrijë që të gjejë golin. Trajneri Reja shihet shumë i kënaqur me stadiumin e ri, po aq sa edhe për akustikën. Madje për ta provuar jehonën që ofron arena ka tentuar dy herë edhe vërshëllimën për kthimin e zërit.

Nga ana tjetër, Armand Duka ka kërkuar nga grupi i lojtarëve që të japin maksimumin e tyre, jo si në takimin e fundit ndaj Andorrës të përfunduar 2-2. /Sport Ekspres/

Pak nga batutat e këtij takimi dhe momentet kulminante

Edi Rama: “Dua që të lini jetën këtu, të lini jetën. Të luani me shpirt, nuk ka rëndësi se kush fiton. Pastaj nëse fitojmë ne është e mirëpritur”.

Odise Roshi: “Do të fitojmë ne”.

Edi Rama: “Po lëre fitoren, po thuaj që do të mundohemi”.

Armand Duka: “Djemtë duhet të japin maksimumin e tyre. Të provojnë edhe për të fituar. Se me Andorrën nuk e kemi dhënë maksimumin”.

Bekim Balaj: “Do të fluturojmë në këtë stadium ne”.

Edi Rama: “Po do fluturoni duke parë emrin e stadiumit. Po ti vetëm nga ajri po kape ndonjë gjë se në tokë…”.

ERTV Live?: AIR ALBANIA STADIUM – Me të zotët e Shtëpisë së Re të kuqezinjve, të cilën gazeta e njohur italiane TuttoSPORT e quajti “Wembley i Ballkanit”???????

Gepostet von Edi Rama am Samstag, 16. November 2019