VIDEO | Reali turpërohet në “Bernabeu”, Totenhemi ia del pa u sforcuar

0

Reali i Madridit është turpëruar dhe është eliminuar nga holandezët e Ajaksit, që triumfuan bindshëm 1-4 në “Bernabeu”. Miqtë shënuan dy herë brenda 18’ minutash, me anë të Ziek dhe Neres. Pas këtij disavantazhi, pritej reagimi i Realit, i cili mungoi. Ajaksi shënoi sërish dhe kësaj radhe, Tadiç do të shënonte vetë pas dy asisteve në golat e parë.

Serbi u pa në një mbrëmje shumë të mirë dhe me golin e tij, praktikisht mbylli sfidën. Asensio shënoi një gol shprese për Realin, por Shone me një goditje dënimi vetëm 2 minuta më pas vulosi triumfin 1-4. Kampionët në fuqi të Ligës së Kampionëve eleminohen kështu në mënyrë të turpshme.

Në takimin tjetër, atë mes Borusia Dortmundit dhe Totenhemit, ishin sërish “Gjelat” londinezë që triumfuan. Një gol nga Heri Kejn mjaftoi që Totenhemi të fitojë 0-1 në Gjermane dhe me rezultatin e përgjithshëm 4-0.

Në Gjermani, Dortmundi është shokuar. Edhe pse goditën 11 herë portën e Loris, ishte Kejn ai që do të gjente rrjetën. Sulmuesi i Totenhemit bëhet golashënuesi më i mirë i Totenhemit në kompeticionet europiane.

CHAMPIONS LEAGUE

Real Madrid-Ajaks 1-4 (3-5)
Shënues:
 Asensio 70′ / Zijek 7’, Neres 18′, Tadic 62′, Shone 72′

Dortmund-Totenhem 0-1 (0-4)
Shënues: Kejn 49′

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.