VIDEO | Reali nuk gabon, triumf me Alaveshin dhe afrohet me kreun

Reali i Madridit përfiton në maksimum nga ndalesat e kryesuesve të Barcelonës dhe Atletikos, për të shkurtuar diferencën e pikëve. Ekipi i Solarit mori një fitore me shifrat 3-0 ndaj Alavesh dhe tashmë është vetëm dy pikë larg Ateltikos, ndërsa me Barçën, “hendeku” është shkurtuar në 8 pikë.

Ishte Karim Benzema në minutën e 30-të, i cili çoi në avantazh ekipin e tij me golin e shënuar pas asistim të Reguijon. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin minimal të madrilenëve, të cilët edhe në fraksionin e dytë vijuan të ishin dominues, por vetëm në fund arritën që të mbyllnin takimin.

Në minutën e 80-të, Vinisius Zhunior, shënoi golin e dytë të takimit, pas një gabimi në mbrojtjen e ekipit mik, duke siguruar tri pikët për ekipin e tij. Në minutën e 91-të, kishte vend dhe për Mariano Diaz në listën e golashënuesve, i cili erdhi nga stoli në pjesën e dytë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *