VIDEO | Reali i falet VAR-it, ekuilibër në Londër

0

Janë mbyllur pjesët e para në dy ndeshjet e mbrëmjes së sotme, të vlefshme për fazën e 1/8-ave të Champions League. Në të dyja takimet, Ajaks-Real Madrid dhe Totenhem-Dortmund, nuk është shënuar asnjë gol, me 45 minutat e para që u mbyllën në barazim 0-0.

Reali i Madridit ka qenë ekipi më me fat, me madrilenët, të cilët iu falën sistemit VAR, pasi Ajaksi arriti të shënonte me anë të mbrojtësit Taljafiko. Gjithsesi, festa e “harkëtarëve”, u ndal nga arbitri Skomina, i cili i konsultuar me sistemin VAR, anuloi golin, duke kthyer rezultatin dhe një herë në barazim 0-0.

Gjithashtu, vlen për t’u përmendur, që Ajaksi pati shumë raste, ku Tadiç goditi dhe shtyllën. Ndërkohë, në Londër, Totenhemi dhe Dortmundi u ndanë në barazim në fraksionin e parë të lojës. Një ndeshje e ekuilibruar me dy ekipe mjaft të kujdesshme për të mos pësuar.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

http://sportekspres.com/wp-content/uploads/2019/02/fotoblinibilta.jpeg