VIDEO: Reagim epik, stërvitja e Juventusit është ndryshe me CR7

Kristiano Ronaldo është njeriu i momentit në Itali. Pasi u bë lojtari që e ka fituar kampionatin në tre ligat kryesore (Premier League, La Liga dhe Serie A) dhe pasi mori çmimin “MVP” në Serie A, portugezi vazhdon të punojë me të njëjtin ritëm edhe pse sezoni ka mbaruar.

Në stërvitjen e sotme të Juventusit, të pranishëm ishin një numër i madh tifozësh. Gjatë përfundimit të seancës stërvitore, Ronaldo mendoi t’i “përshëndesë” të pranishmit në ambientet stërvitore, me një supergol. Ylli portugez lëshon në tokë dy shokë skuadre para se të godasë fort me të djathtën.

Reagimi i tifozëve është i çmendur, thua se Ronaldo kishte shënuar në një ndeshje zyrtare. Pas zhurmës së madhe, edhe vetë CR7 nuk mund të rrinte pa festuar. Video e këtij momenti është shpërndarë dhe nga faqja e Juventusit, me mbishkrimin: “SIIIU!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *